Gjatë ditës së nesërme, në Gjykatën e Tiranës do të shqyrtohen masat e sigurisë për 63 personat e arrestuar gjatë ditëve të protestave në kryeqytetin shqiptar.
Seancat gjyqësore do të nisin nga ora 08:15 dhe do të zhvillohen në vazhdimësi gjatë ditës.
Sipas informacioneve, shqyrtimi i masave të sigurisë do të bëhet nga tre gjyqtarë, të cilët do të vendosin për masat që do të aplikohen ndaj personave të arrestuar.