Mashtrimi i Putin-it për gazin mund t’i kthehet mbrapsht Rusisë

Një nga frikësimet më të mëdha ekonomike në Evropë, që kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë, ishte ndërprerja e furnizimit me gazin rus. Dhe një kërcënim i tillë është dukur më real gjatë kësaj jave.

Ministrat e vendeve të G7-ës, e kanë kundërshtuar kërkesën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të kaluar në pagesën me rubla dhe jo në euro për gazin. Në anën tjetër, Moska ka paralajmëruar ndërprerje.

Pavarësisht, kërcënimeve të mëtejshme verbale nga presidenti rus, dhe paralajmërimeve evropiane se ata po përgatiteshin për të gjitha rastet, një zgjidhje për të shpëtuar fytyrën duket në perspektivë.

Ajo çfarë mund të nxirret në pah është vështirësia e Rusisë në vendosjen e “kundër sanksioneve”, të cilat nuk i shkaktojnë më tepër dëm ekonomisë së saj.

Siç shkruan “Financial Times”, urdhri presidencial se pagesat për eksportet e gazit duhet të bëhen në rubla nga “vendet jo-mike”, ishte tejet politik.

Sipas presidentit rus, kjo ishte një kundërpërgjigje ndaj sansioneve të Bashkimit Evropian (BE), të rezervave valutore të Bankës Qendrore ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin

Tashmë, bankat qendrore ruse kanë urdhëruar eksportuesit rusë të konvertojnë 80 për qind të të ardhurave të tyre nga valutat e huaja në rubla.

Kështu, dekreti vetëm rrit proporcionin në 100 për qind, dhe e kalon përgjegjësinë për blerjen e rublave te blerësit e energjisë.

Kjo u quajt blof i Putinit nga vendet e G7-ës.

Sipas tyre, kërkesa shkelte kontratat e gazit të shprehura në monedha ndërkombëtare. Në veçanti, e shqetësuar është Gjermania.

Një mbyllje e rubinetave ruse, qoftë edhe për disa ditë, mjafton për të krijuar ndërprerje të rënda për një vend që mbështetet te Moska për gjysmën e importeve të gazit.

Ilustrim

Rusia do t’i bënte një dëm të madh ekonomisë së saj, nëse ndërpret gazin për Evropën për një kohë të gjatë.

Dekreti i Putin-it mund të ketë qenë pjesërisht një përpjekje për të izoluar Rusinë nga një veprim i tillë. Ai mund të mendojë se e ka goditur Perëndimin, duke e detyruar atë të paguajë në rubla.

Por, duke rishkruar kontratat, ai do të dëmtojë më tej besimin te Moska si furnizuese.

Edhe nëse disa sanksione hiqen si pjesë e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë, vendosmëria e re e Evropës për t’i dhënë fund varësisë nga gazi i Moskës do të qëndrojë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika