UNESCO: 164 objekte kulturore janë shkatërruar nga lufta në Ukrainë

UNESCO ka verifikuar dëmtime në 164 objekte që nga 24 shkurti, fillimi i luftës në Ukrainë, duke përfshirë 72 objekte fetare, 12 muze, 32 ndërtesa historike, 24 ndërtesa kushtuar aktiviteteve kulturore, 17 monumente, 7 biblioteka

Teatri Rajonal i Dramës Donetsk në Mariupol, i ndërtuar në vitin 1960, u shkatërrua kryesisht nga një sulm rus më 16 mars.

Lufta në Ukrainë ka filluar më 24 shkurt dhe po vazhdon akoma, ndërsa dëmet kanë qenë të mëdha, si në njerëz edhe ashtu në shumë objekte, duke përfshirë edhe ato kulturore.

Për këtë të fundit, UNESCO po kryen një vlerësim paraprak të dëmit, duke kontrolluar incidentet e raportuara me burime të shumta të besueshme.

Sipas UNESCO-s, rreth 164 objekte që nga 24 shkurti janë shkatërruar nga pushtimi rus, duke përfshirë 72 objekte fetare, 12 muze, 32 ndërtesa historike, 24 ndërtesa kushtuar aktiviteteve kulturore, 17 monumente, 7 biblioteka.

Një bibliotekë e granatuar në qytetin e Chernihiv.

Sipas UNESCO-s, këto të dhëna të publikuara do të përditësohen rregullisht.

Termi “pronë kulturore” i referohet pronës kulturore të paluajtshme siç përcaktohet në nenin 1 të Konventës së Hagës 1954, pavarësisht nga origjina e saj, pronësia ose statusi i regjistrimit në inventarin kombëtar, si dhe objektet dhe monumentet kushtuar kulturës, duke përfshirë memorialët në rast të ndonjë konflikti të armatosur.

Kishë e dëmtuar nga rusët në Lukashivka.

Regjioni i Donetsk është rajoni më numrin më të madh të objekteve shkatërruara, rreth 42 objekte të shkatërruara, duke u pasuar nga regjioni i Kharkiv me 41 objekte të shkatërruara , dhe kryeqyteti i Ukrainës Kievi me 26 objekte te shkatërruara, dhe pastaj vijnë qytetet e tjera që janë prekur nga lufta më me pak objekte të shkatërruara.

Biblioteka Shkencore Universale Rajonale Korolenko Chernihiv, e ndërtuar në vitet 1910-1913, e shkatërruar nga sulmet ruse

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika