Kurti: Përqafimi i Manifesta-s dhe Prishtinës është pothuajse një ‘amor fati’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e fillimit të edicionit të 14-të të festivalit Manifesta ka thënë se ky festival është një nomad evropian udhëtues ndalon për të takuar popullin e pandalshëm të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në Facebook, të shtunën e 23 korrikut, ka njoftuar se festivali Manifesta në këtë vit po merr rimishërimin e 14-të në qytetin e Prishtinës.

“Të dy palët jemi edhe të lumtur edhe me fat. Ky përqafim i Manifesta-s dhe Prishtinës është pothuajse një ‘amor fati’: një nomad evropian udhëtues ndalon për të takuar popullin e pandalshëm të Kosovës”, u shpreh Kurti.

Foto e postuar në llogarinë e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Facebook

Kryeministri i Kosovës ka shtuar se në këtë edicion të festivalit janë të pranishme vepra arti nga 103 artistë nga 30 vende, përplot 100 ditë, në 25 vende në Prishtinë. Këto vepra mund të vizitohen nga të gjithë qytetarët e vendit tonë pa pagesë.

Kurti ka thënë se ky është edicioni më i madh ndonjëherë i kësaj bienale të artit.

“Jemi të lumtur që si qeveri kemi besuar në të që nga dita e parë dhe kemi qëndruar prapa duke e përkrahur financiarisht këtë ngjarje të madhe kulturore”, ka shtuar Klurti.

Ceremonia e hapjes së “Manifesta 14” në Prishtinë-flet Teuta Hoxha-Jahaj

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika