Shpërthen zjarri në qyetin Vatera, në ishullin grek

Disa prona janë shkatërruar në qytetin jugor të Vaterës, pasi që një zjarr ka filluar në pyjet malore të ishullit mëngjesin e së shtunës, raportohet vetëm për dëme materiale

Ilustrim

Një zjarr ka shpërthyer në ishullin grek të Lesbos, ndërsa autoritetet iu kanë bërë thirrje njerëzve të largohen nga qyteti i njohur turistik.

Zjarri ka filluar mëngjesin e së shtunës të 23 korrikut, sipas Cyprus Reporter, duke shtuar se qyteti turistik i Vaterës ishte “përfshirë” nga flakët.

Shtëpitë dhe pronat turistike janë evakuar në zonë, me autobusë dhe varka të ofruara për të ndihmuar njerëzit të largoheshin.

Ilustrim

Departamenti lokal i zjarrfikësve në një konferencë urgjente ka thënë se 50 zjarrfikës po luftonin me zjarrin, i cili po ndizej nga erërat e forta. Në shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe vullnetarë.

Media lokale Iefimerida ka thënë se flakët kishin mbërritur në det në disa vende dhe se disa prona tashmë janë shkatërruar, ndërsa roja bregdetare thuhet se ka shpëtuar nëntë persona nga plazhi, transmeton skynews.

Vatera, një shtrirje plazhi 8 km, është një destinacion popullor turistik në ishull, me shumë shtëpi pushimi.

Edhe pse shkaqet e zjarrit nuk janë të panjohura, zyrtarët në vend kanë thënë se kjo verë është një nga më të vështirat ndonjëherë në Mesdhe.

Temperaturat në të gjithë Evropën janë rritur gjatë javës së fundit, me Britaninë e Madhe që ka përjetuar edhe zjarre pasi merkuri arriti në 40.3C për herë të parë ndonjëherë.

Autoritetet franceze dhe spanjolle janë marrë gjithashtu me zjarret për shkak të vapës së madhe.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika