Perëndimi synon të dorëzojë deri në 30 sisteme raketash në Ukrainë

Një kongresmen i lartë amerikan ka deklaruar se SHBA-të dhe aleatët e saj përëndimorë mund të dërgojnë deri në 30 sisteme raketash në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë mund t’i dërgojnë Ukrainës deri në 30 sisteme raketash me shumë lëshime që kanë qenë shumë efektive deri më tani në shkatërrimin e depove të armëve ruse, ka thënë një kongresmen i lartë amerikan.

Adam Smith, kryesues i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, ka thënë se qëllimi aktual është rritja e numrit të sistemeve raketore të vendosura në Ukrainë në 25-30, shkruan REL.

Smith i bëri komentet gjatë një vizite në Kiev.

Ai është njëri prej disa anëtarëve të Kongresit që u takua me udhëheqësin ukrainas, Volodymyr Zelensy më 23 korrik.

Ukraina ka kërkuar të paktën 50 nga sistemet e raketave me precizion të lartë, duke përfshirë sisteme raketore M270, sistemin e shumëfishtë të raketahedhësve (MLRS) dhe sisteme taketore me lëvizshmëri të lartë M142 (HIMARS).

Sistemet mund të lëshojnë raketa shumë prapa linjave të armikut me një saktësi prej disa metrash, duke i bërë ato shumë efektive.

SHBA-të kanë dorëzuar tashmë një numër sistemesh HIMARS në Ukrainë dhe së fundmi kanë miratuar dërgimin e katër të tjerëve.

Aleatët perëndimorë kanë dorëzuar disa M270 në Ukrainë.

Smith nuk dha një kornizë kohore për dorëzimin e sistemeve të mbetura.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika