Të martën shënohet Dita Memoriale e policëve të rënë në detyrë

Për herë të parë në Kosovë sot shënohet Dita memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës

Pllaka përkujtimore me emrat e zyrtarëve policorë të rënë në detyrë

Të martën në Kosovë për herë të parë do të shënohet Dita Memoriale e zyrtarëve  policorë të cilët e kanë humbur jetën duke e kryer detyrën e tyre.

Me rastin e kësaj dite do të organizohet ceremoni memoriale ku pritet të marrin pjesë zyrtarë shtetëror, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare e familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës e kështu me radhë.

Ceremonia memoriale do të mbahet në Stacionin policor “Qendra”– Prishtinë, ndërsa është paraparë të bëhet edhe parakalimi i gardës dhe njësiteve policore.

Me këtë rast, Qeveria ka propozuar që krahas 24 Qershorit si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në këtë projektligj të shtohet edhe 26 Korriku si Dita e Policëve të rënë në kryerjen e detyrës.

Më 11 gusht të vitit 2021, Qeveria e Kosovës kishte propozuar dhe miratuar që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës

Në Kosovë janë 21 zyrtarë policorë që e kanë humbur jetën në krye të detyrës së tyre.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika