Aksidentohet ylli i “Aquaman”, Jason Momoa

Aktori 42 vjeçar, Jason Momoa, është përplasur me motorin e tij të tipit Oldsmobile, me një motoçikletë, në rrugën në Rrugën Old Topanga, në Topanga, afër Los Anxhelosit

Jason Momoa, Aktor

Aktori amerikan Jason Momoa, është përpalsur me një motoçikletë derisa ishte duke vozitur Oldsmobile-in e tij të artë të vitit 1970, në rrugën në Rrugën Old Topanga, në Topanga, afër Los Anxhelosit, të dielën e 24 korrikut.

Jason Momoa është duke u shëruar pas përfshirjes në një përplasje me motor me një motoçikletë, ka thënë agjenti i tij, transmeton Sky News.

Ndërsa aktori 42-vjeçar ishte i padëmtuar, drejtuesi i motoçikletës është dërguar në spital me lëndime “të lehta, jo kërcënuese për jetën”, sipas Patrullës së Autostradave të Kalifornisë (CHP).

Njësia lokale e lajmeve KTLA ka thënë se përplasja ka ndodhur në Rrugën Old Topanga, në Topanga, afër Los Anxhelosit pak pas orës 11 të mëngjesit të së dielës.

Shoferi i motoçikletës Honda 2012 ishte 21-vjeçari Vitaliy Avagimyan, i cili ishte duke udhëtuar “drejtpërsëdrejti në rrugën e automjetit të Jason Momoa”, sipas CHP.

Pas incidentit, Momoa kishte njoftuar një shofer që kishte kaluar aty afër për të thirrur 911 dhe e kishte ndihmuar z. Avagimyan derisa kishte mbërritur ambulanca.

Momoa është gjithashtu një motoçiklist i apasionuar dhe zotëron disa cikle të rinovuara të cilësisë së mirë, duke përfshirë disa modele të hershme Harley Davidson.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika