Arsenali refuzon mundësinë për të nënshkruar me Mauro Icardin nga PSG

Klubit të kryeqytetit britanik i është ofruar mundësia e të sjellurit një tjetër qendërsulmues, mirëpo i njëjti nuk është pranuar nga Arsenal

Mauro Icardin
Mauro Icardin

Arsenali ka hedhur poshtë mundësinë për të nënshkruar me Mauro Icardin kur sulmuesi i Paris Saint-Germain iu ofrua atyre këtë verë.

Nënshkrimi i një numri 9 ishte në krye të listës prioritare për Mikel Artetën pas largimit të Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette.

Topçinjtë arritën objektivin kryesor, Gabriel Jesus nga Manchester City pasi të dy klubet ranë dakord për një transferim me vlerë 45 milionë funte.

Klubit të Londrës veriore iu ofrua shansi për të sjellë një tjetër qendërsulmues më herët gjatë verës,  Icardi i PSG-së, transmetojnë mediumet ndërkombëtare.

29-vjeçari fillimisht iu bashkua kampionëve të Francës në formë huazimi nga Interi në vitin 2019 përpara se transferimi të bëhej i përhershëm në vitin 2020.

Icardi ka luftuar për starte të rregullta në një skuadër që krenohet me superyjet si Kylian Mbappe, Neymar dhe Lionel Messi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se klubi i Londrës veriore vendosi të mos e ndiqte argjentinasin pasi ata ishin të fokusuar te Jezusi.

“Arsenali ka pasur shumë mundësi që i ka refuzuar, por kjo ndodh në të gjitha klubet kryesore çdo ditë”, ka shkruar Romano në rubrikën e tij për “Caught Offside”.

“Për shembull, Mauro Icardi ishte një opsion që iu ofrua klubit në muajt e fundit dhe u vendos që të mos vazhdohej sepse ata po kërkonin një sulmues tjetër, Edu e ka pasur gjithmonë në mendje Gabriel Jesusin si prioritet.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika