Komuna e Prishtinës kërkon nga shitësit lirimin e këtyre hapësirave publike

Të dielën, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do të filloj me një aksion si kërkesë e së cilit, është lirimi i disa hapësirave nga shitësit

Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë shitësit të cilët operojnë çdo të diele në hapësirat publike, në trotuare dhe rrugë, në afërsi të “TREGUT TË AUTOMJETEVE” në Zonën Industriale të Kryeqytetit në magjistralen Prishtine – Fushë Kosovë, se të njëjtit duhet të lirojnë këto hapësira me qëllim që të shfrytëzohen për çfarë janë të destinuara.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se ky aksion nga Komuna e Prishtinës pritet të fillojë të dielën, nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Hapësirat që duhet të lirohen në afërsi të “TREGUT TË AUTOMJETEVE” në Zonën Industriale të Kryeqytetit përfshijnë rrugët dhe trotuaret si në vijim:

Rruga Dervish Çollaku

Rruga Epiri

Rruga Aziz Abrashi

“Luten të gjithë shitësit që përgjatë kësaj periudhe të bëjnë zgjidhje të ligjshme duke u sistemuar brenda ambienteve zyrtare të Tregut të automjeteve, për shkak se pas datës së cekur më lartë, në asnjë mënyrë nuk do të lejohen të operojnë jashtë ambienteve të Tregut dhe në hapësira të cilat janë të destinuara për qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se ky aksion vie si një vazhdimësi e aksioneve të mëhershme të cilat ndërlidhen me sistemimin e shitësve ambulantë brenda hapësirave të përcaktuara si tregje.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika