Mohimi i Masakrës së Reçakut, Todosijeviq deklarohet i pafajshëm

Ish-ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq, është deklaruar i pafajshëm për akuzën e mohimit të Masakrës së Reçakut

Seanca ndaj të akuzuarit Ivan Todosijeviq

Ish-ministri, i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, të premten është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues. Pas këtij deklarimi, mediave iu është ndaluar incizimi në seancën që po mbahet ndaj tij.

Më 24 gusht, Todosijeviq është dënuar me dy vjet burgim, për shkak të mohimit të masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 shqiptarë të Kosovës, më 1999.

Ish-ministrit, Ivan Todosijeviq, i është ngritur aktakuza në korrik të 2019-ës.

Ndryshe, Todosijeviq kishte qenë ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, e cila ishte në bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në.

Po në vitin 2019, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte shkarkuar atë nga kjo pozitë, pas deklaratës fyese që kishte bërë për Masakrën e Reçakut.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 qershor 2019, Ivan Todosijeviq, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij, me dashje, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika