Lutfi Haziri për vizitën e Osmanit dhe Kurtit në Amerikë, “Ekskursion politik”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një koferencë për shtyp ka folur për vizitën e Osmanit dhe Kurtit në SHBA. Këtë vizitë ai e quajti “Ekskursion politik”. Sipas tij, Vjosa Osmani kishte qenë edhe tri herë të tjera në ShBA, ndërsa kryeministri Kurti dy herë

Në një konferencë për shtyp nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, shpreu mendimin e tij për vizitën e Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Kryeministrit, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se kjo ishte vizita e gjashtë e tyre.

Sipas Hazirit, Vjosa Osmani kishte qenë edhe tri herë të tjera në ShBA, ndërsa kryeministri Kurti dy herë.

Lutfi Haziri tha se Amerika ka marëdhënie të pakufizueshme me popullin e Kosovës, por jo me politikanët.

“Vizita e ka kuptimin e letrës së Janarit dhe se asgjë nuk ka ndodhur jashtë asaj, pavarësisht vizitës së Osmanit dhe Kurtit”, është shprehur Haziri gjatë konferencës.

Nënkryetari i LDK-së vizitën e Kurtit dhe Osmanit e quajti “Ekskursion politik”

Ndër të tjerash, ai tha se LDK-ja kishte pasur edhe më herët kësi takime, por në nivel presidentësh. Ai ka theksuar se Fatmir Sejdiu ishte takuar me presidentin , ndërsa VV-ja takimin e ka organizuar nga sekretari i shtetit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika