KMDLNJ kërkon më shumë beneficione për të burgosurit

Shumë të burgosur në vend përfitojnë beneficione të ndryshme si rezultat I sjelljeve të mira që I kanë gjatë qendrimit të tyre në burg por janë monituesit e përsonave të privuar nga liria të cilët po thonë që të burgosurit Kosovar duhet të kenë benificione më shumë pasi sipas tyre kanë sjelljet më të mira në rajon

Ilustrim

I përcjellur nga oficerët korrektues Faton Hajrizi ka takuar familjarët e vet pas 18 vjetësh në banesën ku ata jetojnë në Skënderaj.

Faton Hajrizi i cili në vitin 2000 mijë ishte burgosur pasi kishte vrarë një ushtar rus në Skenderaj.

Hajrizi është i njohur në publik si personi që është arratisur nga të gjitha burgjet e Kosovës.

Pra, Faton Hajrzi është arratisur tetë herë.

Faton Hajrizi, i burgosur

Por, këtë dalje nën shoqërimin e gardianëve ai e ka përfituar pas 18 vitesh, pasi që i është përshatur kushteve të risocializimit brenda burgut.

Të burgosur të tjerë si Faton Hajrizi kanë po të njejtën dëshirë e qëllim.

E si ja arrijnë ti përfitojnë të burgosurit këto benificione ka treguar zv.Drejtori I Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

“I dënuari duhet të ketë sjellje të mira, të përshtet me rendin shtëpiak pastaj I nënshtrohet një paneli I cili është panel multidiciplinor që bën vlerësiminim gjatë mbajtjes së dënimit , paneli propozon drejtorit dhe drejtori pastaj vendos a duhet të shkoj apo jo në shtëpi” ka thënë Dibrani.

Ismail Dibrani, zv.Drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ndërsa janë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të cilët po thonë që të burgosurit Kosovar meritojnë më shumë beneficione pasi sipas tyre janë më të sjellëshmit në rajon.

“Për shkak të sjelljeve të mira që I kanë do duhej që të njejtin të mernin dicka, një shpërblim për shkak se ky është qëllimi sepse përndryshe cili do të ishte qëllimi i sjelljee të mira prandaj ne si monitories vlerësojmë që ata nuk e marriin atë që e meritojnë”, ka thënë Valentina Demolli nga KMDLNJ.

Valentina Demolli, KMDLNJ

Aktualisht në burgjet e Kosovës janë duke vuajtur dënimet mbi 1000 të dënuar, ndërsa në paraburgim gjenden edhe 430 persona të tjerë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika