Çitaku: Nuk është koha për protagonizëm politik, por për pjekuri politike

Vlora Çitaku ka thënë se situata e mbrëmshme ka vërtetuar që aksioni për reciprocitetin e pjesshëm nuk ka qenë një veprim i menduar mirë, e aq më pak një veprim në koordinim me aleatët ndërkombëtarë. Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të jetë e qartë përgjatë 30 ditëve të ardhshme

Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se pret nga Qeveria e Kosovës të tregojë seriozitet dhe bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar pas situatave të tensionuara në Veri të Mitrovicës, mbrëmjen e së dielës.

Në një konferencë për media e cila vjen sikurse një reagim nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Çitaku ka thënë se situata e mbrëmshme ka vërtetuar që aksioni për reciprocitetin e pjesshëm nuk ka qenë një veprim i menduar mirë, e aq më pak një veprim në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

Ndërkaq, pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin Kurti dhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar shtyerjen e implementimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për 30 ditë.

E për këtë veprim, Çitaku e ka cilësuar sikurse “papjekuri politike” nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Nëse synimi i Qeverisë ka qenë zbatimi i recipocitet të pjesshëm, ka dështuar. Nëse qëllimi i qeverisë ka qenë të përfshijë aleatët ndërkombëtarë në moment të fundit, kjo tregon papjekuri politike”.

Gjersa ka theksuar se konfuzioni i krijuar në opinionin publik përgjatë mbrëmjes të së dielës dhe bllokimet e gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare, Çitaku ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të jetë e qartë përgjatë 30 ditëve të ardhshme.

“Kërkojmë nga qeveria që të jetë e qartë se çka do të ndodhë në 30 ditët e ardhshme… Presim nga qeveria që të tregojë seriozitet”, ka thënë Çitaku.

Qeveria shtyn vendimet, me kusht që deri të hënën të hiqen barrikadat në Veri

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika