Lansohet aplikacioni mobil (iOS/Android) – me kuletë digjitale për pagesa të pijeve apo ushqimit në Sunny Hill

Sunny Hill ka lansuar aplikacionin mobil (iOS/Android) - me kuletë digjitale për pagesa të pijeve apo ushqimit në festival

Sunny Hill

Në edicionin e festivalit “Sunny Hill”, të gjitha pagesat për pije dhe ushqim do të jenë vetëm digjitale, përmes aplikacionit mobil të festivalit, bylyzykut digjital i cili mund të mbushet me kredi (pikat e konvertimit të parave kesh në para digjitale do të jenë të shumta në hapësirën e festivalait) si dhe përmes POS terminaleve të ProCredit Bank.

Pagesat për pije dhe ushqim janë shumë të thjeshta.

Pas mbushjes së llogarisë online sipas shumave të dëshiruara, përdoruesi e blen produktin e zgjedhur vetëm duke e skenuar atë me QR kod të aplikacionit mobil të festivalit, skenim të bylyzykut digjital apo me kartelë përmes POS-it.

Mbushja e kredisë për pije dhe ushqim mund të bëhet online në aplikacion, apo përmes pikave fizike të kthimit të parave kesh në kredi digjitale për shfrytëzim.

Lista e plotë e artistëve që do të përformojnë në “Sunny Hill”

Deri më tani janë konfirmuar një sërë yjesh që do të performojnë në festivalin më të madh të organizuar në Kosovë.

Sunny Hill

Nga këngëtarja e famshme kosovare, Dua Lipa deri tek këngëtari kolumbian J Balvin, i njohur si “Princi i Reggaeton”, dy nga këta emrat më të njohur si në tregun ndërkombëtar ashtu edhe në atë vendor, pritet të përformojnë në Sunny Hill.

Ndërsa, së fundmi faqja zyrtare në rrjetin social Instagram “Sunny Hill” ka prezantuar listën e gjatë të këngëtarëve që do të jenë në festivalin e këtij viti, i cili po bën rikthimin pas dy vitesh për shkak të pandemisë.

Gjithashtu, në faqen zyrtare të “Sunny Hill Festival” është konfirmuar artisti turk Emir Taha, i cili do të iu bashkohet artistëve të tjerë që janë pjesë e festivalit, së bashku me DJ turk Burak Yeter.

“Sunny Hill Festival 2022”, do të zhvillohet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Festivali Sunny Hill

Lista e plotë të artistëve që do të jenë pjesë e “Sunny Hill Festival 2022”:

Dua Lipa, J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Mahmood, Regard, Burak Yeter, Adrian, Art Haliti, Azet, Art Lokaj & Eros, Bookie, Caboo,  Cozman, Dhurata Dora, DJ Bannzz, DJ First, DJ Floë, Edon, Elvana Gjata, Emir Taha, Erno, Fattizzle, Galoski, Ghetto Geast, Jimpong & Friends, Kamal, Kida, Kreshnique, La Fazani, Labi Ramaj, Ledri Vula, Lekë, Liburn, Lluni, Lumi B, Lyrical Son, MC Kresha, Nush, Onat, Romeo Blanco, Rrrron, Sahati, Sancet, Semi, Sytë, Vertigeux, Yll Limani, Yon Idy, Zuna, Zëada.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika