Presidentja Osmani: Serbia po tenton të bëjë spastrim etnik përmes mjeteve administrative

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me pamundësimin e  rreth 6 mijë shqiptarëve që të votojnë në zgjedhjet e së dielës në Serbi.

Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se shteti serb qëllimshëm e ka bërë një veprim të tillë.

Sipas saj, përmes kësaj fushate, Serbia po tenton të bëjë spastrim etnik përmes mjeteve administrative.

“Sipas raportimeve, 6000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative”, ka thënë Presidentja e Kosovës.


Tutje, Presidentja e Kosovës, ka kërkuar reagim nga komuniteti ndërkombëtar.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, ka shtuar ajo.

Në lidhje me këtë çështje ka pasur raportime edhe më herët, për dyshimet që shteti i Serbisë, po i fshinë nga listat administrative banorët e komunitetit shqiptar në Serbi.

Për këtë arsye një numër i madh i tyre, e kanë pasur të pa mundur që të votojnë në zgjedhjet e tre prillit të Serbisë.

Dyshohet se  katër mijë e 200 qytetarë shqiptarë në komunën e Medvegjës dhe dy mijë të tjera në Bujanovc janë çregjistruar nga listat e votuesve për zgjedhjet e tre prillit.

“6 mijë shqiptarë etnikë të fshirë nga listat e votimit në Serbi”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika