Luis Suarez rikthehet te Nacional, tek ekipi ku filloi gjithçka

Sulmuesi Luis Suarez rikthehet tek ekipi Nacional, aty ku debutoi para gjashtëmbëdhjetë vjetësh

Luis Suarez

Luis Suarez rikthehet në ekipin ku debutoi si futbollist profesionist në vitin 2005, Nacional i Uruguait.

Si lojtari, ashtu edhe tifozët kanë qenë shumë të emocionuar për ribashkimin qëkur sulmuesi arriti një paramarrëveshje me Nacional, të cilën e njoftoi të martën e kaluar.

Sulmuesi 35-vjeçar e filloi karrierën e tij profesionale në Nacional në vitin 2005, duke bërë 34 paraqitje dhe duke shënuar 12 gola për klubin, përpara se të transferohej në skuadrën holandeze FC Groningen.

Legjenda e Barcelonës mbërriti në aeroport me familjen të dielën, ku shkuan direkt në Gran Parque Central dhe portat u hapën për prezantimin zyrtar për publikun, njofton Marca.

Lojtari tashmë ka pozuar i lumtur para kamerave me këmishën e tij të re dhe ka pozuar me këngëtarin kolumbian, Sebastian Yatra , duke i dhuruar një këmishë.

Prezantimi ka qenë një festë tashmë me Suarez dhe familjen e tij të rrethuar nga klubi dhe tifozët, të zhytur në lumturi për të parë uruguajanin të rikthehet në ekipin ku filloi gjithçka.

Këtë e ka njoftuar edhe klubi Nacional, nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shihet Suarez me fanell të ekipit Nacional.

Uruguajani do të bëjë deubutimin e tij kundër Atletico Goianiense, në kuadër të Copa Sudamericana.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika