Nënshkruhet marrëveshja në mes të Prishtinës dhe Graçanicës për lëshimin e linjës së autobusit

Komuna e Prishtinës dhe e Graçanicës kanë nënshkruar marrëveshjen për lëshimin e linjës së autobusit, linjë kjo që sipas nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj, liron komunikacionin në Prishtinë dhe ndihmon komunitetin në Graçanicë

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të komunës së Graçanicës dhe Prishtinës

Të martën e dy gushtit është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Graçanicës, për lëshimin e linjës së transportit për udhëtarët.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

“Nisja dhe kthimi bëhen nga rrugët ‘Mon Balaj’, ‘Fahri Fazliu’, ‘Ilir Konusheci’, ‘UÇK’, ‘Migjeni’, ‘Luan Haradinaj’, ‘Garibaldi’, ‘Gjorgj Bush’, Bulevardi ‘Bill Clinton’, Rrethi në M2 vazhdon për Veterrnik, ‘Jusuf Gërvalla’, rruga Prishtinë – Gjilan, Hajvali, Graçanicë dhe përfundon në Kishnicë”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Ai ka njoftuar se kjo linjë liron komunikacionin në Prishtinë dhe ndihmon komunitetin në Graçanicë.

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të komunës së Graçanicës dhe Prishtinës

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika