Përgatitja e “Mesnik”

Ushqimet e shijshme dhe të shpejta janë të preferuara. Mesnik-u është njër nga këto ushqime

Receta për përgatitjen e Mesni-utk është shumë e thjeshtë, gjithçka që ju duhet është:

Ecuria e përgatitjes të Mesnik-ut është si në vijim:

Në një tenxhere me ujë të ngrohtë hedhim 4-5 kokrra piper dhe vendosim mishin ose kokën për t’u zier.

Nëse kemi kokë viçi e lëmë fillimisht për 3-4 orë në ujë të bollshëm dhe pastaj e vendosim të zihet. Gjatë zierjes largojmë herë pas here shkumën që do të lëshojë mishi.

Pasi mishi të jetë zier e copëtojmë në copa të vogla.

Marrim një tavë, e lyejmë me vaj dhe shtrojmë 2 petë njëra pas tjetrës duke i spërkatur me pak vaj. Mbi petët e njoma thërrmojmë petët e pjekura.

Në një tigan fërgojmë qepët e grira hollë, dhe sapo të zbuten shtojmë 2-3 garuzhde lëng mishi dhe i lëmë qepët të marrin pak valë.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i hedhim qepët e fërguara mbi petët e pjekura të cilat i kemi spërkatur me pak nenexhik të freskët.

E vendosim byrekun kështu siç është në furrë të nxehtë për 15 -20 minuta. Pas këtij minutazhi e nxjerrim mesnikun nga furra dhe shtojmë mishin e copëtuar duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen e tavës.

E spërkasim me lëngun e mbetur dhe e vendosim përsëri në furrë edhe për 10-15 minuta të tjera.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika