Kuvendi miraton rezolutën e Projektligjit për zyrtarët publikë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e Projektligjit për zyrtarët publikë, e cila ishte propozuar nga AAK-ja. Sipas rezolutës kerkohet nga Qeveria për të sjellë në miratim projektligjin për Zyrtarë Publikë deri në mesin e tetorit

Ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten kanë miratuar një rezolutë, nga e cila i kërkohet Qeverisë së Kosovës që të sjell në Kuvend, Projektligjin për zyrtarët publikë deri më 15 tetor.

Pas interpelancës me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Adminsitratës Publike, Xhelal Sveçla, të zgjedhurit e popullit me 72 vota pro miratuan rezolutën e propozuar nga AAK-ja.

Sveçla, ka deklaruar se Projektligji për zyrtarët publikë është në fazën përfundimtare të finalizimit.

Po ashtu, ai ka thënë ka thënë se një ndër prioritetet kyçe të Qeverisë së Kosovës është modernizimi i administratës publike, administratë të cilën synon ta shndërrojë në një administratë që do të ofrojë shërbime cilësore, shërbim ky i cili realizohet në kuadër të projektligjit.

Xhelal Sveçla

Sipas Sveçlës dhe bazuar në fjalimin e tij të interpelancsë për Ligjin e Zyrtarëve Publik, që kjo të realizohet duhet bërë kompletimi i kornizës ligjore aktuale.

“Ligji për Zyrtarët Publik është një ndër ligjet që po i nënshtrohet rishikimit me qëllim të arritjes së këtij objektivi”, ka shkruar Sveçla.

Gjithashtu, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria që të sjell në Kuvend, Projektligjin për zyrtarët publikë, më së largu në mes të muajit shtator.

Në interpelancën e së enjtës në Kuvend, me ministrin Sveçla, Tahiri ka thënë se vetëm përmes miratimit të këtij projektligji dhe atij për paga, përmbushet reforma në administratën shtetërore.

Ilustrim foto nga seanca e 14 korrikut në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes ka miratuar edhe disa Projektligje

Kuvendi i Kosovës me 64 vota pro ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike.

Pro projektligjit përveç mazhorancës u shprehën edhe deputetët e AAK-së, ndërsa ata nga PDK dhe LDK u përmbajtën nga votimi.

Ndërkaq, gjatë seancës, Kuvendi miratoi në lexim të dytë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.

Po ashtu, u miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, Projektligji për Inspektoratin sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private.

Sveçla për projektligjin për zyrtarët publikë: Jemi në fazën përfundimtare të finalizimit

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika