Juristi krahason lejimin e shamisë në shkolla mes Kosovës dhe Gjermanisë

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Durim Berisha ka thënë se udhëzimi administrativ i krijuar para 12 vitesh e konsideron bartjes e mbulesës si shkelje e kodit të etikës dhe disiplinës. Përgjatë kësaj, ai ka krahasuar vendet e tjera dhe kushtet që ato mundësojnë në këtë drejtim

Juristi, Durim Berisha ka krahasuar udhëzimin administrativë të Republikës së Kosovës që e ndalon shaminë nëpër shkolla me atë të Gjermanisë.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Berisha ka thënë se udhëzimi administrativ i krijuar para 12 vitesh e konsideron bartjes e mbulesës, të cilës i referohet sikurse “uniformë fetare”, si shkelje e kodit të etikës dhe disiplinës. Njëherësh, sipas tij, e barazon me narkomaninë.

Ai e ka krahasuar këtë udhëzim me mënyrën e zbatimit të tij në Gjermani.

“Përpos që lejohet në Gjermani, ekziston edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuse në lidhje me shtetin për të modeluar veshje në kuadër të ed.fizike ku mësohet noti. Për dallim që te na nuk kem as ujë me pi, atje mësimi i notit është çështje e rëndësishme”, ka thënë Berisha.

E para e arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci ka folur për udhëzimin administrativë që e ndalon shaminë nëpër shkolla.

Nagavci ka thënë se, e drejta e shkollimit është e drejtë me Kushtetutë edhe nuk mund t’i mohet asnjë fëmije.

E pyetur sërish për të dhënë një përgjigje definitive se a duhet të pranohen nxënëset me shami në shkolla, apo jo, Ministrja Nagavci sërish nuk ka dhënë përgjigje të qartë, duke thënë se “ka rregullore edhe ligje që rregullojnë këtë çështje dhe se ato janë në fuqi, dhe fëmijët duhet të shkojnë në shkollë dhe problemi për mua është pse diskutimi bëhet për vajza dhe veshjen e vajzave”.

Nagavci: Ka rregullore që rregullojnë çështjen e shamisë

Ndërkaq, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në emër të Bashkësi Islame në Kosovë(BIK) ka thënë se duhet të shfuqizohet Udhëzimi  Administrativ, që i ndalon vajzat me shami  nga shkollimi.

Tutje ai këtë Udhëzimi e ka cilësuar si diskriminues dhe ka kërkuar që hiqet po ashtu ka thënë se “nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”.

A është duke u trajtuar kërkesa për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që i ndalon vajzat me shami nga shkolla?

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika