Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan

Bazuar në të dhënat e deritanishme, besohet se vrasja e një personi dhe plagosja e dy të tjerëve kanë ardhur si rezultat i një mosmarrëveshjeje

Ilustrim

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së premtes, në Lipjan.

Lajmin për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Besohet se ngjarja rezultoi e tillë pas një mosmarrëveshjeje.

“Rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

Ndërkaq, hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë janë duke ndërmarrur  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, deri në zbardhjen e plotë të rastit, ka thënë Ahmeti.

Bazuar në raportin e Policisë së Kosovës, dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të tre të tjerëve dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tri viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika