Anulohet ndeshja Atletico Madrid – Juventus që ishte planifikuar të zhvillohet në Izrael

Miqësorja mes Atletico Madrid dhe Juventus, ishte paraparë të mbahet të dielën e 7 gushtit, por nuk do të zhvillohet për shkak të konfliktit në Rripin e Gazës

Ilustrim

Ndeshja mes Atletico Madrid dhe Juventus që është paraparë të mbahet të dielën e 7 gushtit, nuk do të zvillohet për shkaqe sigurie.

Juventusi ishte i pari që kishte vendosur të mos udhëtonte në Izrael për shkak të konfliktit në Rripin e Gazës.

Dhe më pas Atletico e ka bërë të njëjtën gjë.

Duke njoftuar se ndeshja nuk do të realizohet për arsye sigurie.

Të premten e 5 gushtit shtypi izraelit ka raportuar se më shumë se 100 raketa ishin lëshuar kundër Izraelit. Disa alarme janë ngritur në zonat afër stadiumit ku ishte menduar të zhvillohej ndeshja, raporton Besoccer.

Sipas ‘Carrusel Deportivo’, ndeshja mund të ndryshojë vend.

Juventus dhe Atletico thuhet se kanë rënë dakord që të luajnë ndeshjen në Torino të dielën por asnjë nga dy klubet nuk e ka konfirmuar ende këtë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika