Deputeti ukrainas: Serbët më kërcënuan për rezolutën për njohjen e Kosovës

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenkoka ka bërë të ditur se ka marrë kërcënime nga serbët për rezolutën për njohjen e Kosovës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka thënë se serbët e kanë kërcënuar në rrjete sociale, pasi ai ka dorëzuar rezolutën në Parlamentin e Ukrainës, në të cilën kërkohet nga shteti i Ukrainës që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Goncharenko u shpreh se ka marrë mbështetje nga shumë njerëz në Kosovë, ka thënë Gonacharenko për Euronews Albania.

“Nga Kosova njoh shumë njerëz që më mbështesin dhe më shkruajnë, pjesa më e madhe nga rrjetet sociale. Ka edhe nga Serbia të cilët kanë reaguar, pjesa më e madhe e tyre kanë nisur kërcënime, por mua kjo nuk më intereson”, ka thënë Gonacharenko.

Për këtë rezolutë, reagime ka pasur edhe brena shtetit të Ukrainës, dhe sipas tij ai ka marrë mbështetje dhe nga një deputete ukrainas.

Ka disa reagime brenda shtetit, pjesa më e madhe janë mbështetëse ndaj kësaj rezolute, edhe në media është mbuluar. Sa i përket kolegëve të mi, një pjesë e tyre më kanë kontaktuar për të thënë se më mbështesin. Asnjë deri në këtë moment nuk më ka thënë se nuk e mbështet këtë rezolutë”, ka thënë mes të tjerash Gonacharenko.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Gonacharenko ka bërë të ditur se ka dorëzuar një rezolutë në parlamentin ukrainas.

Ku ai është shprehur se Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do ta mbështesë demokracinë kudo në botë. Goncharenkoka, mes të tjerash, ka thënë se ka dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Deputeti ukrainas dorëzon rezolutë në Parlamentin e Ukrainës që ta njohë pavarësinë e Kosovës

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika