Aksident në magjistralen Gjakovë-Prizren, jep detaje zëdhënësi i Policisë së Gjakovës

Drejtori i Policisë së Gjakovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në fshatin Rogovë për të cilin tregon se nuk ka të vdekur

Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në fshatin Rogovë, përkatësisht në magjistralën Gjakovë-Prizren.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, ka thënë Graishta për Portalin Dukagjini.

Ndër të tjera, Graishta ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.

Në vendngjarje kanë dalë ekipi i policisë së trafikut rrugor, dhe po merren me rastin.

Policia e Kosovës vazhdimisht ka apeluar tek ngasësit e autmojeteve që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, si dhe njëherësh, t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika