20 studentë që studiojnë në universitetet më prestigjioze, do të përfitojnë nga 7 mijë euro nga MASHTI

Shuma maksimale e kësaj mbështetje financiare do të jetë 7 mijë euro për student/e ndërsa numri i përfituesve do të jetë 20

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar për ndarjen e shtatë mijë eurove për secilin student që studion në nivelin master, në universitetet më prestigjioze në botë.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci ka thënë se përfitues të kësaj mbështetjeje financiare do jenë 20 studentë.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kam nënshkruar sot vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë. Për të dytin vit me radhë po mbështesim të rinjtë tanë që studiojnë në këto universitete dhe kjo është vetëm njëra nga mbështetjet financiare që jemi duke ofruar për të rinjtë”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka theksuar se përparësi do tëkenë ata që studiojnë në fushat e inxhinerisë dhe të teknologjisë informative dhe komunikimit.

“Përparësi do të kenë aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq, ministrja Nagavci ka potencuar se për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika