Kryeministri Kurti takon Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar të martën ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, me të cilët ka biseduar për marrëveshjen mbi zbatimin e Udhërrëfyesit të energjisë si dhe për tema të tjera

Kryeministri i Kosovës në takim me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian Tomas Szunyog dhe me ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën është takuar me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog dhe me ambasadorët e vendeve të Quint-it.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës me përfaqësuesit e vendeve të Qunit-it, ka qenë një nga temat e diskutimit në takim.

Ministri i Financave Hekuran Murati me ambasadorët e vendeve të Quint-it

Sipas njoftimit aty po ashtu u diskutua për “marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, që mundëson pagesën e energjisë nga konsumatorët në komunat në veri të Kosovës, si dhe për zbatimin e marrëveshjes me ENTSO-E dhe rëndësinë që ka kjo për sovranitetin e vendit”.

Përveç këtyre temave, në takim është diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend, si dhe për gjendjen e sigurisë në vend e rajon.

Po ashtu, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, është diskutuar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika