Agjenti i Salman Rushdie tregon gjendjen shëndetësore të autorit

Pas shumë kërcënimeve, Rushdie është sulmuar në New York. Agjenti i tij ka bërë të ditur se autori mund të humbasë njërin sy

Autori Salman Rushdie dhe foto nga ngjarja e së premtës kur është sulmuar ai

Agjenti i Salman Rushdie ka thënë se gjendja e autorit nuk është e mirë ngase ai po merr frymë ndërmjet një ventilatori dhe njëherësh, nuk është i aftë për të folur.

Autori Salman Rushdie ishte sulmuar në skenë teksa po prezantonte në një ngjarje në New York, të premten.

Rushdie u godit me thikë të paktën një herë në qafë dhe në bark, thanë autoritetet. Ai u dërgua në një spital në Erie, Pensilvani, me helikopter.

“Salman ka të ngjarë të humbasë njërin sy; nervat në krahun e tij janë prerë; dhe mëlçia e tij është goditur me thikë dhe dëmtuar,” tha agjenti i tij gjersa theksoi se autori, 75 vjeç, mund të humbasë njërin sy.

Asnjë motiv apo akuzë nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila është në proces të marrjes së urdhrave të kontrollit për të ekzaminuar një çantë shpine dhe pajisje elektronike të gjetura në qendër.

Policia arrestoi një të dyshuar të quajtur Hadi Matar, 24 vjeç, nga Fairview, New Jersey.

Intervistuesi që ishte me autorin, Henry Reese, pësoi një lëndim të lehtë në kokë dhe u dërgua në një spital lokal. Reese është bashkëthemelues i një organizate jofitimprurëse që ofron strehim për shkrimtarët e mërguar nën kërcënimin e persekutimit.

Linda Abrams, një shikues nga qyteti i Buffalo, i tha New York Times se sulmuesi vazhdoi të përpiqej të sulmonte Rushdie edhe pasi ai u ndalua.

“U deshën pesë burra për ta tërhequr atë dhe ai ende po godiste me thikë,” tha Abrams. “Ai ishte thjesht i tërbuar”.

Romancieri me origjinë indiane, Rushdie mori famë me “Midnight’s Children” në 1981, duke shitur mbi një milion kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Por libri i tij i katërt, i botuar në 1988 , “Vargjet Satanike” e detyroi atë të fshihej për gati 10 vjet.

Romani surrealist, postmodern ngjalli zemërim te disa myslimanë, të cilët e konsideruan përmbajtjen e tij si blasfemuese, fyese për një fe apo zot duke bërë që ajo të ndalohej në disa vende.

Pas shumë kërcënimeve me vdekje, autori Salman Rushdie theret me thikë

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika