Qëndroi 3 vite e 3 muaj në paraburgim padrejtësisht, KGjK-ja detyrohet t’i paguaj mbi 100 mijë euro paditësit

G.L kishte kryer mbi një mijë ditë burg me pretendimin se ai ishte mbajtur në paraburgim dhe dënim të paarsyeshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan dhe Gjyakta e Apelit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit në kundërshtim me nenet e Kushtetutës së Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Gjykata Themelore në Gjilan ka detyruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës ti paguaj 103 mijë e 900 euro personit me inciniale G.L që ishte privuar nga liria për 1 mijë e 204 ditë si shkak i dënimit të paarsyeshëm se ka kryer veprën penale të terrorizmit dhe pjesmarrje në një grup terrorist.

Megjithëse Gjykata Themelore e Gjilanit  ka aprovuar kërkesëpadinë e G.L, gjykatësja Florije Qerimi ka refuzuar kërkesepadinë e paditësit me të cilën ai ka kërkuar për rehabilitimin fiziatriko-psiqik shumën prej 2 mijë e 170 euro. Njëherësh, të njëjtit i është refuzuar pjesa tjetër e kërkesëpadisë që kishte të bënte me kompensimin e dëmit jomaterial mbi shumën e gjykuar si në pikën I të dispozitivit të aktgjykimit në shumë prej 996 mijë euro si të pabazuara.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, KGjK-ja është detyruar që paditësit, G.L. t’ia paguajë edhe shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë prej 2 mijë e 348 euro e 80 centë.

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi thuhet se, paditësi G.L. më 26 gusht 2020, e ka paditur Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK), me pretendimin se ai ishte mbajtur në paraburgiim dhe dënimit të paarsyeshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan dhe Gjyakta e Apelit nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit në kundërshtim me nenin 135 paragrafi 1.10 nenit 136paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Përmes kësaj padije, paditësi kishte kërkuar që e paditura për periudhën e privimit nga liria nga 13 shkurt 2013 deri më 31 maj 2016, t’ia paguajë shumën e përgjithshme prej 1 milionë e 1 mijë e 170 euro, në emër të dëmit material dhe jomaterial.

Lidhur me veprat penale të terrorizmit dhe pjesëmarrje në një grup terrorist, G.L ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim efektiv.

Lidhur me këtë, paditësi njëherësh, ish-i dënuari i ishte drejtuar Gjykatës Supreme me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë. Kjo e fundit e kishte përcaktuar kërkesën e tij sikurse “të ligjshme” si rrjedhojë e së cilës, ishte liruar nga Gjykata Themelore pas rivendosjes së çështjes.

Këtë e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, transmeton BD.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika