Rrotullohet autobusi në Bullgari, mes të lënduarve ka edhe fëmijë

Aksident në Bullgari të gjithë shtetas Serbe, 12 persona  të lënduar në mesin e tyre tetë fëmijë

Pamje nga aksidenti i autobusit

Të dielën e 14 gushtit është rrotulluar një autobus nga Serbia në autostradën e Trakës në Bullgari.

Nga aksidenti 12 persona  janë lënduar në mesin e tyre janë tetë fëmijë

Dhe po trajtohen në spitalin e Stara Zagorës, që është vendi më i afërt i aksidentit, raporton media serbe N1.

Sipas informatave për t’iu dalë në ndihme në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, një zjarrfikës dhe disa mjete policie.

Raportohet se të gjithë udhëtaret janë shtetas të Serbisë dhe në autobus kanë qenë 48 persona.

Ata po ktheheshin nga Sunny Beach, pas pjesëmarrjes në festivalin në Nessebar, sipas mediave bullgare.

Gjithashtu televizioni publik bullgar bën të ditur se ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por edhe se në autostradën për në Sofje është krijuar një bllokadë dhe kolona të gjata, si dhe është krijuar një korridor për mjetet e emergjencës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika