​ME i reagon LDK-së: Jemi në proces të realizimit të projekteve kapitale

Sipas shifrave të treguara në konferencën e LDK-së, Ministria e Ekonomisë, ishte një ndër ministritë që kanë bërë zero investim dhe realizim të projekteve përgjatë gjysmës së parë të vitit 2022. Për këtë ka reaguar Ministria e Ekonomisë duke thënë se është në proces të realizimit të projekteve të planifikuara

Ministria e Ekonomisë

Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas konferencës së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku kjo e fundit e quante Qeverinë e Kosovës sikur “Qeveria e zero projekteve” për të theksuar se kjo e fundit ka realizuar zero përqind buxhetin për investime kapitale në gjashtë mujorin e fundit.

Ministria e Ekonomisë ishte në mesin e katër ministrive që nuk kishin shfrytëzuar buxhetin për investime kapitale. Kjo e fundit ka njoftuar se është në proces të realizimit të projekteve kapitale.

“Projektet tona përfshijnë investimet në fushat strategjike të cilat janë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit, e për të cilat do të kujdesemi për shpenzime të buxhetit në mënyrë që investimet të jenë të qëndrueshme dhe me përfitime për interesin e përgjithshëm të Kosovës”, ka thënë Ministria e Ekonomisë, në Facebook.

Ministria e Ekonomisë ka thënë se“Gjatë kësaj kohe jemi në përgatitje të masave të efiçiencës për kursim të energjisë, jo vetëm në institucione publike por edhe për subvencione për qytetarët që ta ulim kursimin gjatë ditëve të ftohta të dimrit”, gjersa ka theksuar se këto investime dhe subvencione do të implementohen deri në fund të vitit si ndihmë për uljen e konsumit të energjisë.

Ndër të tjera, Ministria e Ekonomisë ka thënë se nga viti 2015, paisjet e blera në Laboratorin e Institutit të Gjeologjisë nuk janë funksionalizuar dhe se të njëjtat, pritet që pas procesit të tenderimit, ky laborator të përdoret në bashkëpunim me Fakultetin e Gjeologjisë në Mitrovicë.

Institucionet kyçe të sektorit energjisë siç janë: prodhimi, transmisioni e distribuimi janë duke e implementuar planin e tyre energjetik të vitit 2022 në vlerë deri në 35 milionë euro, ka treguar Ministria.

Në një konferencë për media, Tahiri ka numëruar shfrytëzimet e buxhetit për shpenzime kapitale nëpër sektorë të ndryshëm, duke theksuar se asnjëra nga ministritë nuk e ka shfrytëzuar potencialin e saj.

“Bazuar në të dhënat 6 mujore, LDK-ja me shifra konkrete po prezanton paaftësinë e Qeverisë. Është skandal që Qeveria e Kosovës e ka zero investimin e kapitaleve përgjatë gjysmës së parë të vitit 2022”, kishte deklaruar Tahiri.

Sipas shifrave të treguara në konferencë, Ministria e Ekonomisë, Industrisë, Administrim Lokal dhe asaj për Zhvillim Rajonal, janë 4 Ministritë që kanë bërë zero investim dhe realizim të projekteve përgjatë gjysmës së parë të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika