Aktakuzë ndaj 10 personave, dyshohen për mashtrim të shtetasve gjermanë përmes Call Center

Ministria e Punëve të Jashtme

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj dhjetë të dyshuarve për veprën penale “Mashtrim në vazhdim”.

Sipas njoftimit, të dyshuarit i kanë mashtruar shtetasit gjermanë me anë të Call Center.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se të dëmtuarit, shtetas gjermanë ishin kryesisht të moshës së shtyrë nga regjione të ndryshme të Gjermanisë.

Të dyshuarit janë me iniciale A.K., F.G., K.B.,  H.K., E.Z., A.S., Q.K., H.B., L.B. dhe L.B.

“Duke u prezantuar rrejshëm i kanë vënë në lajthim duke iu treguar që kinse e kanë fituar lotarinë në vlerë të madhe, mirëpo, paraprakisht janë të obliguar që t’i paguajnë shpenzimet, ashtu që i kanë nxitur që të dërgojnë të holla përmes bashkëpunëtorëve të tyre në Gjermani apo përmes unioneve financiare….”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Më tej, sipas njoftimit një nga të pandehurit ka marrë pjesë në veprimtaritë kundërligjore bashkë me një tjetër, kurse gjatë 2018/19 ka filluar të punojë ndaras nga ai.

“Ndërkaq, i pandehurit L.B, për një kohë të pavërtetuar ka marrë pjesë në veprimtaritë kundërligjore të përshkruara në diapozitivin e parë me të pandehurin A.K, gjatë vitit 2018/2019, ka filluar të punojë ndaras, në atë mënyrë që me të pandehurin L.B, i kanë kontaktuar viktimat në Gjermani përmes telefonit, e pastaj me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre C.B, F.H, A.D si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar kanë marrë të holla prej viktimave, si E.B.F”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika