Britania e Madhe ka filluar veprimet ligjore për përjashtimin nga programet shkencore të BE-së

Qeveria e Britanisë së Madhe, ka thënë se kishte aktivizuar "një mekanizëm të përcaktuar në Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit mes Britanisë dhe BE-së për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre", e cila mund të konsiderohet si sfida e parë e tillë për bllokun e BE-së që nga Brexit

Ilustrim

Britania e Madhe ka nisur një apel zyrtar kundër përjashtimit të saj nga programet e kërkimit shkencor të BE-së, duke përdorur një dispozitë në marrëveshjen pas Brexit, ka konfirmuar qeveria britanike.

Kjo është sfida e parë e tillë për bllokun e BE-së që nga Brexit.

Qeveria e Britanisë së Madhe, ka thënë se kishte aktivizuar “një mekanizëm të përcaktuar në Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit mes Britanisë së Madhe dhe BE-së për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre”.

Britania gjithashtu ka vërë në dukje se kishte negociuar aksesin në program, programin e kërkimit dhe inovacionit të Bashkimit Evropian, por se blloku “ende ka refuzuar të finalizojë aksesin në Britani, kështu duke shkaktuar dëme serioze në kërkimin dhe zhvillimin si në Britani të Madhe ashtu edhe në Shtetet Anëtare të BE-së”.

Ndërsa, Sekretarja e Jashtme Liz Truss, në një deklaratë ka thënë se “BE është në shkelje të qartë të marrëveshjes sonë, duke kërkuar vazhdimisht të politizojë bashkëpunimin jetik shkencor duke refuzuar të finalizojë aksesin në këto programe të rëndësishme. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë”.

Kurse, komisioni Evropian ka konfirmuar të mërkurën e 17 gushtit se kishte marrë një letër nga qeveria britanike për këtë temë, raporton euronews.

“Komisioni pranon marrjen e kërkesës së Britanisë së Madhe për konsultime dhe do të përgjigjet në përputhje me rregullat e zbatueshme të përcaktuara në marrëveshjen pas Brexit,” ka theksuar zëdhënësi i Komisionit Evropian Daniel Ferrie.

Por, i njëjti një ditë më parë gjatë një konference të rregullt për shtyp kishte theksuar se çështja paraqet “vështirësi serioze”, duke vënë në dukje se marrëveshja tregtare nuk e detyron BE-në të përfshijë Britaninë e Madhe në programe të tilla.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika