“U cenua siguria në Shqipëri dhe rajon” – Mehaj dënon sulmin e rusëve në Gramsh

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar në lidhje me sulmin e mbrëmjes së 20 gushtit të ndodhur në Gramsh të Shqipërisë, të cilin e ka dënuar ashpër në emër të Minstrisë së Mbrojtjes, dhe ka thënë që kjo ngjarje ka cënuar sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me ngjarjen e cila ka ndodhur në Gramsh të Shqipërisë.

Mehaj e ka dënuar ashpër sulmin dhe ka thënë që kjo ngjarje cenon sigurinë në vend dhe rajon.

“Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, e dënoj ashpër këtë sulm i cili cënon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

Më tej ka shtuar se jemi përkrahë institucioneve të Shqipërisë dhe familjarëve të ushtarëve.

“Qëndrojmë përkrahë institucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të cilët pësuan gjatë këtij sulmi dhe familjarëve të tyre. Jemi në kontakt me Ministrin z. Niko Peleshi, situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shtuar Mehaj.

Arrestohen 3 sulmuesit në depon e armëve në Gramsh, dy ushtarë në spital

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika