Rreth 2 mijë punonjës të portit “Felixstowe” kanë filluar grevë tetëditore për shkak të pagave

Rreth 1 mijë e 900 anëtarë të Unite, duke përfshirë shoferë vinçash, operatorë makinerish, kanë marrë pjesë në grevën e parë që nga viti 1989 për të prishur portin "Felixstowe"

Porti 'Felixstowe' në Britani të Madhe

Pothuajse 2 mijë punëtorë janë larguar nga puna në portin më të madh të kontejnerëve në Britani në ditën e parë të një greve tetëditore.

Rreth 1 mijë e 900 anëtarë të Unite, duke përfshirë shoferë vinçash, operatorë makinerish, kanë marrë pjesë në grevën e parë që nga viti 1989 për të prishur portin.

Sindikata ka paralajmëruar se ndalimi në port, i cili trajton pothuajse gjysmën e mallrave me kontejnerë që hyjnë në vend, do të ketë një ndikim të rëndësishëm në zinxhirët e furnizimit në Britaninë e Madhe dhe në sektorët e logjistikës dhe transportit.

Sekretarja e përgjithshme e Unite, Sharon Graham, ka thënë se doket e Felixstowe janë “jashtëzakonisht fitimprurëse”.

“Shifrat e fundit tregojnë se në vitin 2020 ajo bëri 61 milionë funte fitime”.

“Kompania ‘CK Hutchison Holding Ltd’ është aq e pasur saqë, në të njëjtin vit, u ka shpërndar 99 milionë funte aksionerëve të saj”.

“Kështu që ata mund t’u japin punonjësve të Felixstowe një rritje të mirë pagash,” ka shtuar ajo.

Ndërkaq, porti i Felixstowe është shprehur “i zhgënjyer” që Unite “nuk kishte ardhur në tryezë për diskutime konstruktive për të gjetur një zgjidhje”.

“Ne e kuptojmë se këto janë kohë të vështira, por ne besojmë se oferta e kompanisë, me vlerë mbi 8% mesatarisht është e drejtë”.

“Porti shpreh keqardhje për ndikimin që ky veprim do të ketë në zinxhirët e furnizimit në Mbretërinë e Bashkuar… nuk do të ketë fitues nga ky veprim industrial i panevojshëm”, thuhet në një deklaratë, raporton Sky News.

Sipas kompanisë, sindikata e stafit të Portit të Felixstowe, që përfaqësohet nga rreth 500 pozicione, ka votuar për të pranuar të njëjtën ofertë pagash që Unite kishte refuzuar t’u jepte anëtarëve të saj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika