Aksident mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Duhël të Suharekës

Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafik, të hënën e 22 gushtit, në segmentin, në fshatin Duhël të Suharekës.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Po ashtu, Hoxha ka theksuar se i lënduari është dërguar në Emergjencën e prizrenit për të marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:10 në autostradën” Ibrahim Rugova” në kilometrin e  34-të, Suharekë-Duhël, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion. Një person  është lënduar si pasojë e aksidentit dhe i njëjti është përcjellë në Emergjencë në Prizren për trajtim mjeksor” , ka thënë Hoxha.

Ndryshe, policia u ka bërë thirrje qytetarëve në veçanti drejtuesve të automjeteve që të jenë vigjilent, të përshtatin shpejtësinë e automjeteve me kushtet e rrugës dhe të respektojnë shenjat e trafikut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika