Gjatë fushatave elektorale, liderja italiane poston video përdhunimi të gruas ukrainase

Gjatë kohës kur po mbahen fushatat elektorale në Itali udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni ka postuar video përdhunimi të gruas ukrainase nga një azailkërkues nga Guines. Postimi i liderës së ekstremit të djathtë po cilësohet si jo i drejtë

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Gorgia Meloni

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Romë, Giorgia Meloni, e cila drejtoi garën për t’u bërë kryeministre e ardhshme e Italisë, është akuzuar të hënën e 22 gushtit për organizim të turpshëm elektoral nga rivalët e saj. Këto akuza vijnë pasi ka postuar një video të një gruaje ukrainase duke u përdhunuar nga një emigrant në një qytet italian.

Zyrtarët lokalë thanë se gruaja 55-vjeçare është sulmuar të dielën e 21 gushtit në një trotuar në qytetin e Piacenza nga një azilkërkues nga Guinea. Ngjarja u filmua nga njhë person në një banesë me pamje nga rruga dhe sulmuesi u arrestua.

Policia ka konfirmuar arrestimin dhe ka thënë se hetimet për të akuzuarin po vazhdojnë.

Meloni, partia e të cilës quhet ‘Vëllezërit e Italisë’ kryeson sondazhet përpara zgjedhjeve kombëtare të 25 shtatorit, postoi videon në Twitter, e cila ishte postuar me imazhin e paqartë, por klithmat e gruas dëgjoheshin qartë.

“Nuk mund të heshtësh përballë këtij episodi mizor të dhunës seksuale ndaj një gruaje ukrainase të kryer gjatë ditës në Piacenza nga një azilkërkues”, shkroi Meloni.

“Një përqafim për këtë grua. Do të bëj gjithçka që mundem për të rivendosur sigurinë në qytetet tona.”

Postimi i udhëheqëses ka tërhequr një breshëri kritikash në internet, si dhe nga kundërshtarët politikë të Melonit.

“Është e pahijshme të përdorësh imazhe të një përdhunimi. Akoma më e pahijshme t’a bësh këtë për qëllime elektorale,” shkroi në Twitter Enrico Letta, kreu i Partisë Demokratike i qendrës së majtë, njofton CNN.

Një tjetër lider i qendrës, Carlo Calenda, e quajti Tweet-in e Melonit “të pamoralshëm”. Igiaba Scego, një shkrimtar i shquar italian me origjinë somaleze, akuzoi Melonin për shfrytëzim të viktimës së përdhunimit.

Meloni, e cila ka bërë thirrje për një bllokadë detare të Afrikës së Veriut për të parandaluar lundrimin e anijeve me emigrantë. Në Facebook tha se rivalët e saj e kishin përdorur përdhunimin për t’a sulmuar atë ndërsa e injoruan viktimën për të shmangur adresimin e asaj që ajo e quajti urgjencë të emigracionit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika