Gjilan/ Dënohen me nga 700 euro dy thertoret që hodhën në lumë mbetje të kafshëve

Gjobë me nga 700 euro kanë marrë të mërkurën dy thertore në Komunën e Gjilanit.

Këtë e bëri të ditur i pari i kësaj komune Alban Hyseni, i cili përmes një postimi në Facebook, u bëri thirrje bizneseve të kujdesen për ambientin.

“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy therrtoreve në afërsi”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

Në lidhje me këtë cështje ishin ankuar banorët e qytetit të Gjilanit për ndotjen në zonat afër banimit. Pas kësaj inspekcioni përmes një aksioni i ka dënuar dy thertoret në fjalë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika