Gjurmët e dinosaurëve nga 113 milionë vjet më parë ekspozohen nga thatësira e madhe

Thatësira e madhe ka bërë që në parkun kombëtar të Teksasit të zbulohen gjurmë nga epoka e dionsaurëve

Gjurmët e dinosaurëve në Parkun Shtetëror të Luginës së Dinosaurëve në Teksas

Një thatësirë e madhe ka zbuluar gjurmët 113 milionë-vjeçare të dinozaurëve në Teksasin qendror.

Gjurmët masive, të cilat i përkisnin një Acrocanthosaurus, nuk ishin parë që nga viti 2000, pasi të njëjtat ishin nën ujë dhe disa shtresa sedimenti.

“Gjurmët në Parkun Shtetëror të Dinosaur Valley në Teksas janë disa nga më të ruajturat në botë”, tha mbikëqyrësi i parkut Jeff Davis.

Pothuajse i gjithë Teksasi po përballet me thatësirë ​​sipas Monitorit të Thatësirës së SHBA-së, transmeton BBC.

Javën e kaluar, më shumë se 87% e shtetit po përjetonte një nga tre kategoritë më serioze të thatësirës. Kushtet tepër të thata dhe të nxehta të verës bënë që një lumë në parkun qendror të Teksasit të thahej pothuajse tërësisht dhe si rrjedhojë, të zbulonte gjurmët.

Davis i tha BBC-së se gjurmët e ekspozuara së fundmi quhen “Lone ranger trackway”, që i përkasin një Acrocanthosaurus, i cili eci atë shteg për rreth 100 metra. Ka rreth 140 gjurmë gjithsej nga ky dinosaur, me rreth 60 të dukshme tani.

Acrocanthosaurus, ishte pjesë e terapodëve, një “dinosaur tipik me tre gishta”, tha zoti Davis. Duke qenë rreth 15 metra të gjatë, ata do të kishin peshuar rreth shtatë tonë.

Moti ekstrem ka sjellë edhe surpriza të tjera.

Mbetjet njerëzore janë zbuluar në liqenin Mead, rezervuari më i madh në SHBA.

Jo të gjitha thatësirat janë për shkak të ndryshimeve klimatike, por nxehtësia e tepërt në atmosferë po nxjerr më shumë lagështi nga toka dhe po i përkeqëson thatësirat.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika