15 ukrainas vriten nga një sulm rus në Ditën e Pavarësisë

Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë nga një sulm rus në një stacion hekurudhor në rajonin e Dnipropetrovsk, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Foto AP

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë lënduar nga një sulm i Rusisë në një stacion të Ukrainës.

Në një video-adresim, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, bëri të ditur se raketat e kanë goditur një tren në stacionin Chaplyne, rreth 110 kilometra në perëndim të Donetskut në Ukrainën lindore.

Ukraina shënoi ditën e saj të pavarësisë të mërkurën. Zelenskiy kishte paralajmëruar para disa ditësh se Rusia mund të përpiqet t’i prishë festimet, raporton Reuters.

“Katër vagonë pasagjerësh janë në flakë tani. Deri tani, të paktën 15 njerëz janë vrarë dhe rreth 50 njerëz janë plagosur,” tha Zelenskiy.

“Ekipet e shpëtimit po punojnë, por, për fat të keq, numri i të vdekurve mund të rritet”, ka vijuar ai.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se forcat e saj po synojnë t’i vrasin civilët. Një zyrtar ukrainas tha se në prill, të paktën 57 njerëz vdiqën kur raketat ruse goditën stacionin e trenit në qytetin Kramatorsk.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika