Gjykatësi amerikan urdhëron lëshimin e versionit të redaktuar të dokumenteve gjyqësore për rastin e Trump

Gjykatësi amerikan ka urdhëruar hetuesit të lëshojnë një version të redaktuar të dokumenteve gjyqësore që e bindën atë të autorizonte kontrollin e pasurisë së ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump, i cili është një dokument që përfshin provat e mbledhura nga prokurorët, i cili mund të zbulojë detaje të reja rreth hetimit

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së

Një gjykatës amerikan ka urdhëruar hetuesit të lëshojnë një version të redaktuar të dokumenteve gjyqësore që e bindën atë të autorizonte kontrollin e pasurisë së ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump. Ky version i redaktuar është një dokument që përfshin provat e mbledhura nga prokurorët, i cili mund të zbulojë detaje të reja rreth hetimit.

Departamenti i Drejtësisë kishte kundërshtuar lëshimin e një versioni të pacensuruar në mes të hetimeve të tij në vazhdim.

Sipas urdhrit të kërkimit, FBI donte të shihte nëse Trump ka kryer një krim duke i trajtuar në mënyrë të pahijshme të dhënat e qeverisë kur ai i dërgoiu ato nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago pasi administrata e tij mbaroi.

Ky hetim ka filluar sepse presidentëve të ShBA-së u kërkohet të transferojnë dokumente dhe email në ‘Arkivin Kombëtar’ kur të largohen nga detyra. Ish-presidenti amerikan  këmbëngul se dosjet e klasifikuara që hetuesit thonë se u gjetën në Florida ishin deklasifikuar tashmë nga ai vetë.

Të enjten, gjykatësi i magjistraturës amerikane Bruce Reinhart urdhëroi që deklarata të lëshohej me redaktime deri në mesditën e të premtes, raporton BBC.

Reinhart tha se prokurorët kishin demonstruar një “arsye bindëse” për të errësuar pjesë të dokumentit, i cili do të zbulonte identitetin e dëshmitarëve, agjentëve të zbatimit të ligjit dhe palëve të pa akuzuara, si dhe “strategjinë, drejtimin, shtrirjen, burimet dhe metodat e hetimit”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika