Mustafi: Shqiptarët e Luginës vazhdimisht kanë kërkuar që unë të jem pjesë e procesit të reciprocitetit

Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Lugiinë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetur gjithmonë qeverinë e Kosovës për çështjen e reciprocitetit dhe se ata janë të gatshëm të participojnë në këtë çështje

Ragmi Mustafi, kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës

I ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit të Shqiptarëve në Lugiinë të Preshevës, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetur gjithmonë shqiparët e Kosovës për çështjen e reciprocitetit me Serbinë.

Sa i përket mos-takimit të përfaqësuesve shqiptarë me emisarët perëndimor Mustafi ka thënë se ata kanë mbetur anash në këto takime, mirëpo më e rëndësishme, përkatësisht më thelbësore do të ishte që të ishin pjesë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ragmi Mustafi, kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Lugiinë të Preshevës

Tutje Mustafi ka thënë se kjo ka ndodhur edhe për shkak të dy vendimeve që ka marrë Qeveria e Kosovës dhe barrikadave që ishin vendosur në veri të vendit.

“Në kuadër të këtij procesi, shqiptaret e Luginës vazhdimisht kanë kërkuar që unë të jem pjesë e këtij procesi, por të shohim zgjedhjen përfundimtare”, ka përfunduar kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika