Lajqi: Demarkacioni projekt degradues për shtetin e Kosovës

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ali Lajçi ka folur rreth demarkacionit me Malin e Zi dhe ka thënë që ky është një projekt degardues për shtetin e Kosovës

Ali Lajçi, ish-deputetë

I ftuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ish-deputeti Ali Lajçi ka folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se vazhdon të qëndroj prapa qëndrimeve të tij për demarkacioni dhe e ka quajtur projekt degardues.

“Ky është një projekt degardues për shtetin e Kosovës, sovranizimin e saj si territor hapsinorë dhe mbajë të njëjtin qëndrim sepse flasin gjithë faktet në këtë favor, demarkim është quajtur dhe duhet të ishte demarkim, dhe faktikisht ka ndodhur delimitimi që do të thotë është bërë një vijë e re kufitare por jo demarkimi”, ka theksuar Lajçi.

Më tej ai është shprehur se ky projekt e ka rrudhur territorin e Kosovës.

“Ky ishte një projekt i cili e ka rrudhë territorin e Kosovës dhe ashtu të rrudhur si program kombëtar dhe që është më keq që e ka rudhur me vetëdije dhe njëkohësisht dhe me disa presione të rrejshme siç janë vizat”, ka thënë ish-deputeti.

Duke shtuar se me këtë projekt, ka luajtur hapësira territoriale në pikat territoriale në pikat më srategjike të kufirit me Malin e Zi dhe Kosovën siç është Kulla e Çakorrit dhe Mokna dhe përreth gjithë vizimi gjeografik që e përbën kufirin.

Ndër të tjera ai ka thënë për ndryshimin e kësaj marrëveshje nuk ka insistuar askush.

“Asnjëri nuk ka insistuar në ndryshimin apo korrigjimin e kësaj vije kufitare, prandaj edhe sot PDK dhe LDK nuk merren me të, se e kanë votu madje ka qenë edhe projekt nismëtar i tyre”, ka shtuar Lajçi.

Ndërsa sipas tij duhet të rishikohet mundësia e korrigjimit të kësaj marrëveshje sepse është mëse e nevojshme.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika