EULEX-i i bashkohet KFOR-it në patrullimet në veri, 105 policë polakë në dispozicion

NATO-ja ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se misionit të saj në Kosovë, KFOR-it gjatë patrullimeve në veri të Kosovës i është bashkuar edhe EULEX-i. KFOR-i thotë se këto masa janë ndërmarrë për t’i mundësuar misionit të reagojë shpejt ndaj çdo sfide eventuale të sigurisë

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it

Njësiteve të KFOR-it, në patrullimet e tyre në veri të Kosovës, i është bashkuar edhe misioni i EULEX-it.

Kështu është bërë e ditur në një përgjigje me shkrim për RTV Dukagjini, nga misioni i KFOR-it në Kosovë.

Këto masa sipas sipas tyre janë marrë për të mundësuar reagimin e shpejtë në rast të ndonjë eskalimi të mundshëm të situatës.

“Për të rritur ndërgjegjësimin e situatës, ajo ka rritur praninë e saj në afërsi të pikave të kalimit JARINJE dhe BRNJAK, ka ngritur disa pika të kontrollit të trafikut dhe ka rritur patrullimin në zonë së bashku me personelin e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe Karabiniere dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit. (EULEX). Këto masa janë marrë për t’i mundësuar KFOR-it të reagojë me shpejtësi ndaj çdo sfide të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.

KFOR-i në Jarinjë

EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, i ka konfirmuar Dukagjinit se Njësisa e saj Policore e përbërë nga 105 policë polakë është duke kryer patrullime në veri.

Ndërhyrja e tyre eventuale, sipas misionit, mund të bëhet vetëm pas një kërkese të qartë dhe me shkrim nga Policia e Kosovës në drejtim të EULEX-it.

“EULEX-i mbetet vigjilent dhe po monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjithë popujve në Kosovë në përputhje me mandatin tonë. Rritja e patrullave zbuluese tregon vendosmërinë e EULEX-it që të vazhdojë të mbështesë stabilitetin e Kosovës dhe të kontribuojë në sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Kurse KFOR-i tutje thotë se komandanti Ferenc Kajari në kontakt të rregullt si me organizatat e sigurisë së Kosovës ashtu edhe me shefin e Mbrojtjes në Serbi.

Kajari, të premten ka takuar udhëheqësit e Listës Serbe dhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri.

Sipas një komunikate për media të Listës Serbe, në takim I është kërkuar Kajarit që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij dhe të ofrojnë siguri për serbët në këtë pjesë.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në të njëjtin objekt pritën edhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Eulex-i i bashkohet Kfor-it në patrullimet në veri

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika