Grenell: Kurti ra dakord për çfarë Thaçi ka rënë dakord vite më parë

Grenell ka thënë se Kurti po arrin të realizojë marrëveshje dhe shpreson se do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme

Ish-ndërmjetësuesi amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell

Ish-ndërmjetësuesi amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Richard Grenell ka thënë që kryeministri Kurti ka rënë dakord për çfarë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka rënë dakord vite më parë.

“Letërnjoftimet nga të dyja palët edhe një herë pranohen, por këtë herë Kurti thotë po”, shkruan Grenell në Twitter.

Ish-ndërmjetësuesi amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë ka thënë se Kurti po arrin. Grenell ka shtuar se shpreson se kryeministri Kurti do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika