KEK: Blloku “A3” ka rënë si pasojë e rrjedhjes së ujit

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se shkak për rënien nga sistemi të bllokut "A3", ka qenë rrjedhja e ujit në kaldajën e njësisë prodhuese, si dhe ekspertët janë duke dhënë maksimumin për rikthimin e njësisë në operim në kohë optimale

Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas rënies nga sistemi të bllokut “A3”, të dielën e 28 gushtit.

Ata kanë thënë që prishja ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së ujit e cila edhe ka bërë të pamundur funksionimin e tij.

“Sot rreth orës 10:00, në kaldajë të njësisë prodhuese A-3 janë shfaqur rrjedhje të ujit dhe si pasojë është pamundësuar mbajtja e kësaj njësie në operim”, shkruhet në postim.

Më tej kanë bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje që ta rikthejnë njësinë në operim.

“Ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin për rikthimin e njësisë në operim në kohë optimale. Aktualisht ka filluar procesi i ftohjes së njësisë në mënyrë intensive, pastaj do të bëhet inspektimi i cili pason me sanimin e rrjedhjes në kaldajë dhe përgatitjet për kthimin e kësaj njësie në operim”, kanë vijuar.

Ndryshe, të dielën e 28 gushtit i janë kërkuar kufizime emergjente të energjisë elektrike KEDS-it nga KOSTT, si shkak i rënies nga sistemi të njësisë “A3”.

Rëndohet situata me furnizim të energjisë elektrike, bie nga sistemi blloku “A3”

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika