Vullnetarët çeçenë mobilizohen në krah të Ukrainës

Luftëtarët çeçenë po marrin pjesë në luftën e Ukrainës në radhët e dy palëve të armiqësuara

Ushtarët vullnetarë pozojnë me një flamur të Republikës Çeçene të Ichkeria pas një stërvitjeje jashtë Kievit

Luftëtarët nga Çeçenia, republika ruse e shkatërruar nga lufta, po marrin pjesë në të dy anët e konfliktit në Ukrainë.

Siç shkruan Associated Press, një grup i të ardhurve të rinj çeçenë, shumë prej të cilëve jetojnë në Evropën perëndimore, po trajnohen në një poligon të improvizuar jashtë Kievit përpara se të nisen drejt lindjes.

Zyrtarët ukrainas thonë se batalioni çeçen aktualisht numëron disa qindra që luftojnë së bashku me ushtrinë e vendit, por nuk janë zyrtarisht nën komandën kombëtare.

Në një seancë stërvitore të shtunën, rekrutët e rinj – të gjithë burra myslimanë – bërtisnin “Allah hu Ekber” ose “Zoti është i Madh”.

Muslim Madiev, luftëtar veteran nga konfliktet çeçene, e identifikon veten si këshilltar të batalionit vullnetar në Ukrainë.

Ushtarët vullnetarë pozojnë me një flamur të Republikës Çeçene të Ichkeria pas një stërvitjeje jashtë Kievit, Foto: AP

“Do të fitojmë. Ne do të fitojmë, do të festojmë së bashku”, ka thënë Madiev.

Trajnerët përfshijnë veteranë të luftërave në Çeçeni që përfunduan në 2009, disa u bashkuan në Ukrainë pasi luftimet filluan këtu më 2014.

“Nëse e krahasojmë çfarë ishim para luftës në Mariupol me çfarë jemi tani, gjithçka ka ndryshuar plotësisht. Tani kam një synim të jem në spitale derisa të fitojmë. Sa të jetë e mundur, kështu qoftë”, ka thënë Serhiy Chornobryvets, ullnetar çeçen në fushën e mjekësisë.

“Edhe unë dua që të qetësohem kur të kthehem në Mariupol dhe flamuri ukrainas të varet atje”.

Ushtarët vullnetarë pozojnë me një flamur të Republikës Çeçene të Ichkeria pas një stërvitjeje jashtë Kievit

Rusia nisi dy luftëra për të parandaluar Çeçeninë, të fitonte pavarësinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Konflikti i parë shpërtheu në vitin 1994, tre vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Lufta e dytë çeçene filloi në 1999 dhe kulmoi me një rrethim nga trupat ruse të Grozny, kryeqyteti çeçen, i cili u shkatërrua nga bombardimet e rënda ruse.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika