Vazhdon lëvizja e lirë vetëm me letërnjoftim në kufirin Kosovë-Serbi

Zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, ka vazhduar së zbatuari pa asnjë problem edhe gjatë ditës së sotme. Në dy anët e kufirit, qytetarët kanë kaluar vetëm me letërnjoftime, përderisa janë shprehur të kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje. Interesim për këtë zhvillim, kanë pasur edhe gazetarë nga disa mediume botërore të cilët kanë qenë të pranishëm në Jarinje e Bërnjak

Ilustrim

Me vetëm letërnjoftim dhe pa dokumente shtesë.

Kështu, në respektim të dakordimit të Brukselit, ka vazhduar kalimi i kufirit në Jarinje mes Kosovës dhe Serbisë.

Qytetarët janë të kënaqur që kalimi i kufirit po bëhet tashmë më lehtë se në të kaluarën.

“Për mua është njëjtë, mirëpo mirë që është arritë një marrëveshje sepse këndej unë kaloj shpesh”, ka thënë qytetari serb, Nebojsha Joksimoviq.

“Po, e kalova kufirin pa ndonjë komplikim, ishte procedurë e thjeshtë, pa ndonjë gjë shtesë”, ka shtuar një qytetar tjetër.

Ky zhvillim, u ka nxitur kurreshtje edhe gazetarëve nga mediat evropiane.

Antonio Sempere, gazetar i të përditshmes së famshme spanjolle, “El Mundo”, ishte prezent gjatë ditës në Jarinje.

“Kjo situatë është e rëndësishme për Evropën dhe Spanja është mjaft prezente në këtë çështje, për shkak të Joseph Borell. Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë një pajtim në të ardhmen, e di se është një problem më i madh se liria e lëvizjes dhe targat, por jam i bindur se do ta gjejnë një marrëveshje edhe për problemet e tjera”, ka theksuar Sempere.

Zbatimi i marrëveshjes nisi në minutat e parë të një shtatorit, përderisa këto automjete u bënë të parat që e kaluan kufirin vetëm me letërnjoftime.

Policia kufitare kishte më shumë punë në këtë kohë, ndryshe nga Njësitë Speciale, të cilat të stacionuara rreth 1 kilometër nga kufiri, qëndruan të qeta.

Implementimin e dakordimit, e vëzhgoi nga afër edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika