Krasniqi pas takimit me Jasharajn: Mosekzekutimi i pagave është vepër penale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me Jasharajn ka deklaruar se mosekzekutimi i pagave është një vepër penale dhe se Qeveria e Kosovës duhet t'i kthehet dialogut social

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në takim me kreun e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pas takimit me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se mosekzekutimi i pagave është vepër penale dhe se nuk ka të drejtë askush që t’i ndalë pagat.

“Kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur dyert e shkollave, e jo grevistët”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, Qeveria duhet t’i kthehet dialogut, dhe t’i ekzekutojë pagat.

Krasniqi ka thënë ndër të tjera se “Kurti nuk guxon të kthejë Kosovën në diktaturë” dhe se kjo nuk do të lejohet.

Ndërkaq, të premten e 2 shtatorit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, për të diskutuar për mosekzekutimin e pagave për punëtorët e sektorit publik dhe për grevat e përgjithshme.

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve të sindikalistëve me liderët e partive opozitare.

Po në këtë ditë, Jasharaj është takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit, Abdixhiku ka deklaruar se për të gjetur një zgjidhje në mes të Qeverisë dhe sindikalistëve, duhet të ketë ketë dialog.

“Ne konsiderojmë se dialogu është imperativ mes palëve dhe është bazë e funksionimit demokratik të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ndërsa Jasharaj ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje që të kthehet normaliteti në shkolla dhe institucione.

Ndryshe, të mërkurën e 31 gushtit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ekzekutimi i pagave për këtë muaj është bërë vetëm i pjesshëm, për arsye se sipas tij, organizatat buxhetore nuk i kanë dërguar listat e atyre që kanë dalë në punë me kohë.

Për shkak të mosekzekutimit të pagave, më 1 shtator, SBAShK-u ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ndërkaq, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur grevë të përgjithshme nga 25 gushti, për realizimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Abdixhiku pas takimit me Jasharajn: Duhet të ketë dialog mes palëve

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika