Gërvalla: Kosova, e përkushtuar që të përforcojë miqësinë me Britaninë e Madhe

Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss, ka emëruar James Cleverly si ministër të jashtëm të saj. Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka uruar atë për postin e ri, duke thënë se Kosova është e përkushtuar që ta forcojë miqësinë me Britaninë e Madhe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, e ka uruar James Cleverly për emërimin si Sekretar i Shtetit për Punë të Jashtme në Britaninë e Madhe.

Ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar që ta forcojë miqësinë me Britaninë e Madhe.

“Urime për James Cleverly, për emërimin e tij si Sekretar i Shtetit të Britanisë së Madhe për Punë të Jashtme, Commonwealth dhe Development Affairs. Kosova është e përkushtuar që të përforcojë miqësinë dhe partneritetin e fuqishëm me Britaninë e Madhe”, ka shkruar kryediplomatja në rrjetin social Twitter.

James Cleverly

Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss, ka emëruar Cleverly-n si ministër të jashtëm të saj, ka thënë zyra e saj në një deklaratë të martën.

Truss, e cila ishte favoritja për të fituar konkursin, ka pasuar Boris Johnson të martën dhe është bërë liderja e tretë femër në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss

Johnson, i cili u detyrua të shpallë dorëheqjen e tij pasi një valë ministrash u larguan nga qeveria e tij për një seri polemikash, ai do të vizitojë Mbretëreshën në Kalanë Balmoral në Skoci për të paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tij.

Ndërsa, Cleverly kishte shërbyer si Sekretar i Arsimit që nga korriku, kur Boris Johnson njoftoi se do të jepte dorëheqjen dhe emëroi një qeveri të përkohshme derisa të emërohej një udhëheqës i ri.

Ndërkaq, Truss do të përballet me sfidën e menjëhershme për të dalë me një paketë mbështetjeje për të ndihmuar familjet të përballojnë një krizë të përkeqësuar të kostos së jetesës, e shkaktuar nga rritja e faturave të energjisë.

Liz Truss jep zotime të mëdha për të trajtuar krizën e energjisë dhe koston e lartë të jetesës

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika